Nuk e dogji mandatin, deputeti i PD tregon arsyet e "tradhtisë"
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi nuk e ka djegur mandatin dhe për këtë është shprehur në News24.

Ai është shprehur se sipas tij, deet po shkojnë të kasapi dhe se si ai mendojnë edhe 7, 8 deputetë të tjerë.

“Po në mbledhje i thashë fjalë për fjalë të gjitha këto që po them këtu . Unë kam qënë 28 vite në PD nuk vij nga hiçi, se kam përdorur mandatin si kartë bankomati. Pati edhe të tjerë deputetë që kishin të njejtin mendim si unë, por unë nuk jam i parimit që kur delet shkojnë tek kasapi nuk flasin për njëra-tjetrën.

Kishte zëra që mendonin si unë në mbledhje nga Shkodra, Tirana, Korça, ishin 7 po 8 të rinj dhe deputetë karriere që ishin skeptikë për vendimin”,- u shpreh Murrizi. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori