E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Nuk e dija që jam dënuar me 20 vite burg! "Killeri" nga Shkodra çudit me deklaratën para gjykatësve
Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për për shkodranin, Satedin Erkoçeviç, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi po qarkullonte në Tiranë me armë zjarri dhe dyshohet se po përpiqej të vriste një person.

Para trupës gjykuese Erkoçeviq tha se do të shpjegohet në një moment të dytë, ndërsa për sa i përket dënimit të tij me 20 vite burg ai ka thënë se nuk ishte në dijeni për diçka të tillë.

28-vjeçari u arrestua në rrugën Bilal Xhaferri ku u pikas pas një denoncimi nga qytetarët.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve gati për të qëlluar.

Kujtojmë se Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 20 vite burg 28-vjeçarin pasi në 10 Maj të vitit 2014 ka vrarë me armë zjarri Indrit Yllin dhe ka plagosur Jetmir Mollën në një lokal me muzikë Live.

Erkoçeviç njihet edhe pjesë e grupit Bajri, e ndërsa rezultonte i shpallur në kërkim edhe si pjesë e tyre.
Shtuar më 16/08/2019, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori