Nuk e bindi dot Murrizin, Rama nuk heq dorë: Do e kalojmë ligjin!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së firmosur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Rama pranoi se kanë arritur një marrëveshje dhe pse jo të plotë.

"Kemi arritur një consensus të gjerë dhe pse jo total për të votuar më 23 korrik marrëveshjen e qershorit..."- tha ndër të tjera Rama.

Fjala e Ramës:

Kemi arritur një consensus të gjerë dhe pse jo total për të votuar më 23 korrik marrëveshjen e qershorit. Nga ana tjetër kem arritur dhe një consensus të plotë jo vetëm për të votuar më 31 korrik ndryshimet që do të sjellin listat por dhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës së bashku me opoziotën jashtëparlamentare.

Do ishte mirë të mblidhet KP se kemi hapur një diskutim dje dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutohet konkretisht pasi në një anë opozita jashtëparlamentare të dinte datën e saktë kur do të votohet, pra 23 korriku. Nga ana tjetër duhet të bashkëpunojmë për votimin e 31 korrikut, pra ndryshimin kushtetues për hapjen e listave.

Kemi bërë goxha debat, vecanërisht me Murrizin që qëndron stoic se nuk e njeh marrëveshjen e 5 qershorit. Kemi pasur sinjale nga kryetarët e grupeve të tjera.

Do të ishte mirë që Murrizi dhe grupi i tij të bashkohej në consensus të plotë, kam bindjen që do e kalojmë ligjin pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare nuk ka informacion të unifikuar por bashkësi.

Ne do vazhdojmë të punojmë. Besoj se nesër miratohet futja në rendin e ditës. Ka kohë për të gjetur mbështetje sa më të gjerë.
Shtuar më 21/07/2020, ora 20:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori