“Nuk dua të jem më prostitutë”, arrestohen tre shqiptarët që shfrytëzuan të renë
Pëlqej
Tre vëllezër shqiptarë dhe një shtetas italian janë vënë në pranga pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim dhe vjedhje.

Mediat në Itali shkruajnë se bëhet fjalë për vellezërit Bacuku, Ledjani 28 vjeç, Aleksandëri 32 vjeç dhe Gentjani 35 vjeç dhe shtetasi italian Alessandro Gallineri 46 vjeç, të cilët u arrestuan ditën e djeshme (12 tetor) nga policia e Savonës.

Referuar hetimeve: Natën mes 29 dhe 30 nëntorit të vitit të shkuar, një shqiptare e ditëlindjes 1992, e cila prostituohej kryesisht në Sanremo nën kontrollin e katër personave të sipërpërmendur, u dhunua, u rrëmbye dhe u mbyll në një banesë në Albissola Marina nga katër tutorët, pasi ishte shprehur donte ti jepte fund jetës së rrugës.

Për të shpëtuar, vajza dyshohet se u hodh nga kati i tretë i banesës në rrugën “Gentile”. Megjithatë nuk përjashtohet as që e reja mund të jetë shtyrë nga ballkoni nga shfrytëzuesit.

Ajo u transportua në spitalin në Sanremo dhe mjekët i caktuan një prognozë shërimi 30 ditore. E frikësuar nga kërcënimet e tutorëve, u detyrua të deklaronte para hetuesve se, ishte sulmuar nga një klient i Sanremos shkruan panorama.

Megjithatë, dëshmia e një qytetareje atë natë, ndriti dyshime te hetuesit për vërtetësinë e deklaratës së vajzës dhe hetimet vijuan me analizën e kamerave të sigurisë, përgjime telefonike, vëzhgime dhe ndjekje.

Vajza shqiptare nuk bëri denoncim, cjka vështirësoi hetimet, por pas një viti, shqiptarët janë arrestuar mbrëmjen e djeshme.
Shtuar më 13/10/2018, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori