Nuk dogjën mandatet, Basha: Rama dikujt i fali borxhin e dikujt i fali burgun!
Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se shumica prej deputetëve të opozitës së re kanë bërë pazare me kryeministrin Rama.

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka quajtur kolaboracionistë deputetët e opozitës që refuzuan djegien e mandatit dhe qëndruan në parlament.

Sipas tij, shumica firmosën për djegien e mandateve, përveç dy tre rasteve. Sipas Bashës, mes atyre që firmosën për djegien e mandateve ishte edhe Myslim Murrizi.

“Myslim Murrizi ka nënshruar për lënien e mandateve. Me dy tre përjashtime, të gjithë kanë nënshkruar për lënien e mandatit. Pastaj kanë ndodhur çudira të mëdha, dikujt ju falen borxhet e kazinosë, dikujt i falën burgun e vëllait”
Shtuar më 03/07/2020, ora 21:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori