Nuk do t'i pëlqejë Ramës! Safet Gjicit mbledh socialistët e "harron" maskën (FOTO LAJM)

Masa për mbajtjen e detyruar të maskës e vendosur me 15 tetor nga qeveria Rama, nuk po respektohet as nga socialistët.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i cili mban rolin e drejtuesit politik të këtij qarku ka mbledhur Asamblenë e PS në njësitë Shishtavec, Topojan dhe Zapod.

Në fotografitë e publikuara nga mbledhja, Gjici dhe zyrtarët e tjerë që e shoqërojnë nuk mbajnë maskë mbrojtëse, një urdhër që ka hyrë në fuqi që prej 15 Tetorit për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Shtuar më 24/10/2020, ora 20:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori