Nuk do ta besoni ç’bën punonjësja e ILDKP-së gjatë orarit të punës te dritarja e zyrës (VIDEO)
Shumë çudira mund të shohësh çdo ditë në këtë vend.
Rasti më i fundit është kapur sot nga një qytetar në rrugën “Reshit Çollaku” shumë pranë qendrës së Tiranës.
Ai është shokuar kur ka parë se si një punonjëse e Inspektoriatit të Lartë te Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ishte duke hedhur plehra nga
dritarja e
zyrës së saj direkt e në rrugë.
Madje në një moment duket se si afrohet edhe një punonjës i policisë private por largohet pa bërë gjë, shkruan JOQ.
Ndërkohë vetëm dy metra më larg gjendet kazani i mbeturinave që ka vendosur Bashkia.
Ky rast na tregon edhe njëherë se si nëpër institucionet shtetërore nuk ka ngelur dhi e ari pa u futur. /Albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 21:23