"Nuk e di a do t'a fal!" Flet gruaja që u godit me sqepar nga bashkëshorti
55-vjeçarja Antoneta Myrtaj u qëllua me sqepar nga bashkëshorti i saj duke përfunduar me shumë dëmtime fizike në spital.

Ajo rrëfen duke thënë se ka frikë për jetën se bashkëshorti, Ferik Myrtaj e kishte dhunuar gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugë duke qenë edhe i pirë.

"Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Kam frikë se do më vrasë", rrëfen Antoneta duke shënuar kështu rastin e radhës të dhunës ndaj grave në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori