Nuk deklaruan pasurinë, ILDKP gjobit 35 zyrtarë
Pëlqej
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive publikon një listë me 35 zyrtarë, që janë gjobitur sepse nuk kanë dorëzuar deklaratat e pasurisë së tyre.

Në këtë listë sipas gazetës Shekulli bëjnë pjesë edhe katër deputetë të parlamentit të kaluar, të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre për vitin 2012.Midis tyre bie në sy emri i Gjokë Uldedajt, i cili ka qenë në legjislaturën e kaluar deputet i Partisë Demokratike, ndërsa ka qenë edhe kreu i Dhomës së Tregtisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori