Nuk deklaroi problemet me drejtësinë në Itali, në shqyrtim deputeti i LSi-së
Duket se një nga ish-deputetët e LSI do të përballet njëherë me ligjin pas akuzave për falsifikim të formularëve.

Gjykata e Tiranës ka pranuar shqyrtimin e dosjes së prokurorisë në ngarkim të ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami.

Ai u akuzua për falsifikim formularësh duke ju referuar formularit të dorëzuar nga Selami në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Në dosje, prokuroria thotë se ai nuk ka deklaruar disa probleme me drejtësinë Italiane. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2018, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori