E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Nuk bëri betimin, Shkëlzen Berisha: Balla nuk është i interesuar për të vërtetën
I ftuar si dëshmitar kryesor në komisionin hetimor parlamentar për “Aferrën CEZ”, djali i ish kryeministrit Berisha është përplasur me deputetët e majtë, konkretisht me kreun e këtij komisioni, Taulant Balla, pasi sipas tij është në konflikt interesi.

Pasi nuk ka pranuar të bëjë betimin dhe më pas është larguar pa dëshmuar, Berisha ka konfirmuar edhe një herë se arsyeja pse nuk dëshmon është pikërisht konflikt interesit me kreun e komisionit.

"Pavarësisht se ky është një Komision politik që synon vjedhjen e Edi Ramës të 432 milionë eurove, këtë nuk e them unë e thotë KLSH, unë përsëri erdha në respekt të ligjit. Personi që e drejton këtë Komision, siç ju e dini shumë mirë është një i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës për shpifje ndaj personit tim. Jo vetëm është dënuar por refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës. Tani më thoni, nga të gjithë këta deputetë që ka parlamenti, pse ky Komision duhet të drejtohet nga ai që është në konflikt të hapur interesi dhe është dënuar për shpifje ndaj meje. Unë nuk pranoj të bëj një betim para një njeriu të dënuar për shpifje. Zotëria mund të çohej dhe t’ia lironte vendin një nga kolegëve të tij, nuk deshi sepse nuk është i interesuar për të vërtetën por për interesin politik", deklaroi ai. /Albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori