Nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19, ndërron jetë gazetari shqiptar
Gazetari dhe shkrimtari nga Kosova, Musli Berisha, ka ndërruar jetë sot, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Prishtinës, si pasojë e koronavirusit.

Ai kishte dy javë që luftonte me COVID-19, betejë të cilën nuk mundi ta fitonte.

Lajmin e bëri të ditur Televizioni “Tema”, në të cilin punonte gazetari Berisha.

Nëpërmjet një njoftimi, ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, ndërsa thonë se Kosova “ka humbur një emër të madh të gazetarisë televizive”.
Shtuar më 02/08/2020, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori