Nuk arrihet kompromis rreth 6 pikave te Ban Ki Moon
Pëlqej
Albeu.com
Pas takimeve maratonike të zhvilluara mbrëmë e që po vazhdojnë edhe në këto çaste, Prishtina zyrtare nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me përfaqësuesit vendeve të Kuintit për marrëveshjen 6-pikëshe të propozuar nga Ban Ki Mun.Prishtina zyrtare nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me përfaqësuesit vendeve të Kuintit për marrëveshjen 6-pikëshe të propozuar nga Ban Ki Mun. Pas takimeve maratonike të zhvilluara mbrëmë e që po vazhdojnë edhe në këto çaste, krerët e vendit nuk janë pajtuar për ndonjë kompromis. Pritet që pas takimit, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi të mbajnë një konferencë me gazetarë, që ishte caktuar për në ora 12:00, mirëpo më vonë u shty për orën 18:00 pa dhënë ndonjë shpjegim për arsyet e shtyrjes.
Burime nga takimi i sotëm kanë bërë të ditur se liderët kosovarë, presidenti dhe kryeministri e kanë hedhur poshtë propozimin me arsyetimin se ai cenon sovranitetin e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, presidenti dhe kryeministri vazhdojnë të këmbëngulin se i vetmi plan i zbatueshëm në Kosovë mbetet plani i Ahtisarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia.
Takimi i sotëm është përpjekje e liderëve të Bashkimit Evropian për të arritur marrëveshje me të dyja palët para seancës së nesërme të Këshillit të Sigurimit ku pritet të diskutohet për rikonfigurimin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë.

Përfaqësuesit e vendeve të Kuintit, të akredituar në Kosovë dhe Përfaqësuesi special i presidencës së radhës së BE-së, Erik Shevalie janë takuar edhe mbrëmë me udhëheqësit më të lartë të Kosovës prej të cilëve kanë kërkuar që të gjendet një kompromis rreth gjashtë pikave të propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.

Bëhet e ditur se megjithë presionin e ushtruar nga zyrtarët e Kuintit pala kosovare nuk ka lëshuar pe, duke u thirrur në Pakon e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Takimet e krerëve të institucioneve të vendit me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Kuintit, si dhe Përfaqësuesi special i presidencës së radhës së BE-së, Erik Shevalie kanë vazhduar edhe sot.

Ndërkohë Zyra për informim pranë Presidentit ka njoftuar se Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Republikës, z. Hashim Thaçi, në orën 18:00 do ta mbajnë një konferencë për gazetarë lidhur me bisedimet e deritanishme për 6 pikat e propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, z. Ban Ki-Moon, por pa dhënë ndonjë shpjegim për arsyet e shtyrjes. (rtk)
Shtuar më 10/11/2008, ora 20:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori