Nuk arkëtuan paratë, procedim penal 5 punonjësve të postës
Pëlqej
Ndaj pesë punonjësve të Postës Shqiptare në qytetin e Fierit ka nisur sot procedimi penal pasi ata akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pasi nuk kishin kryer derdhjen e pagesave të energjisë së qytetarëve, duke i përvetësuar ato.

Procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur për shtetasit Z.B., B.K., M.B., S.I., L.S., me detyrë punonjës në filialin e Postës Shqiptare, Fier. Kjo u zbulua pas auditit të postes në filialet e saj.
Shtuar më 14/08/2014, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori