Noteri qe firmosi celjen e firmes se Fazlic, rezulton pa license
Albeu.com
Mediat e Tiranës kanë publikuar lajmin se noterja e cila ka firmosur themelimin e kompanisë, Silvana Merko, rezulton të jetë pa liçensë.Një tjetër skandal është bërë dje i ditur lidhur me ligjshmërinë e kompanisë “Crown Acquistions” të Damir Fazliç. Mediat e Tiranës kanë publikuar lajmin se noterja e cila ka firmosur themelimin e kompanisë, Silvana Merko, rezulton të jetë pa liçensë. Sipas një lajmi të botuar në GSH, Një nga shkeljet që i kushtoi heqjen përgjithmonë, licencës së noteres, Silvana Merko lidhet pikërisht me kompaninë “Crown Acquistions” të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazliç. Në dokumentin e aktit të themelimit së kompanisë, që ka marrë vlerë juridike me firmën e saj, datëlindja e Fazliç është shënuar 1675, ndërsa datëlindja e tij saktë është 1975. Pra ky dokument ka një pasaktësi skandaloze që lidhet me noterizimin e një falsifikimi sikundër është ndryshimi i ditëlindjes. (start)
Shtuar më 16/10/2008, ora 15:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori