Nostalgjikët komunistë dhe veteranët kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me portretin e diktatorit,
Enver Hoxha në duart e tyre.
Ata i kryen homazhet pak pasi në vend u organizua ceremonia shtetërore.
Nostalgjikët e
Enver Hoxhës vendosën buqeta me lule para memorialit “Nënë Shqipëri”, por për herë të parë mbanin në duar pankarta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Poshtë Qeveria neoballiste e Edi Ramës” dhe “Bularati është Shqipëri”, ishin disa nga pankartat e nostalgjikëve të
Enver Hoxhës. Shkak për këtë revoltë të komunistëve është bërë nderimi i eshtrave të Mit’hat Frashëri, themeluesit të Ballit Kombëtar.
Shtuar më 29/11/2018,
ora 12:50