Norris: Shqiptaret dhe serbet duhet te punojne per nje te ardhme bashkejetese ne Kosove
Albeu.com
Pala shqiptare ashtu edhe ajo serbe duhet te shohin me realizem negociatat per statusin perfundimtar te Kosoves dhe te punojne per nje te ardhme bashkejetese dhe synimesh te perbashketa integrimi.Keshtu eshte shprehur ne nje interviste per Zerin e Amerikes, John Norris, keshilltar i posacem i Presidentit te Grupit Nderkombetar te Krizave. Zoti Norris i beri keto komente pas raportit te Grupit te Krizave, ku sugjerohen kompetenca te gjera per serbet. Sipas tij zgjidhja e ceshtjes se Mitrovices, nuk duhet lene pas zgjidhjes se statusit, por te trajtohet me dinamizem, per te shmangur destabilitetin. Ne kete kuader Norris shprehet se "njerezit duhet te fillojne te mendojne per veriun e Kosoves, duke mos e trajtuar me si nje zone te shkeputur me struktura paralele, por si nje pjese te rendesishme te saj".

Eksperti i GNK-se, pas nje analize bere qendrimeve per statusin e Kosoves: jo bashkimit me Shqiperine, jo ndarjes, jo kthimit tek status-quoja qe ishte para luftes se vitit 1999, sugjeron nje pavaresi te kushtezuar te saj duke theksuar se "nese komuniteti nderkombetar fillon te perqendrohet tek nje ide e tille, me vone do te jene ne qender te vemendjes se saj problemet praktike te jetes se perditshme ne Kosove, qe jane me te rendesishme si per serbet ashtu edhe per shqiptaret e Kosoves".

Norris ne vazhden e intervistes se tij thekson se nese Kosova do qe te jete pjese e Evropes, duhet te beje zgjedhje te veshtira, te luftoje nepotizmin dhe korrupsionin dhe te mbrojne interesat e publikut, nderkohe qe Serbia duhet t'i hape syte para realitetit te negociatave, pas gjesteve te shumta provokuese te saj sic jane strukturat paralele, mbajtja me rroga e disa njerezve atje, nxitja e serbeve per te mos u angazhuar ne institucionet e perkoheshme, etj.

Keshilltari i presidentit te GNK-se theksoi me tej se optimismi i GNK-se qe rekomandimet e tyre te merren parasysh nga BE dhe Grupi i Kontaktit, eshte i matur, pasi propozimet e tyre jo gjithmone pranohen. Megjithate Norris shprehu qendrimin kunder te GNK-se qe komuniteti nderkombetar te prese zgjidhjen e statusit dhe pastaj te merret me trajtimin e ceshtjeve te tilla si gjendja e sigurise e mostolerimi i strukturave paralele. "Ne e kundershtojme nje gje te tille me force, sepse ka nje prani te madhe nderkombetare atje, KFOR-i eshte atje, keshtu qe ky moment nuk ka pse te jete me i papershtatshem nga nje moment tjeter, per te treguar vendosmeri ne trajtimin e ketyre ceshtjeve, te marrin nen kontroll gjendjen e sigurise, te mos tolerojne institucionet paralele dhe te nxisin disa nga institucionet kalimtare ne Kosove qe te marrin disa nga vendimet e veshtira tani dhe jo te presin derisa te zgjidhet ceshtja e statusit" tha Norris. VOA
Shtuar më 20/09/2005, ora 00:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori