Normalizohet situata ne Mitrovice (VIDEO)
Albeu.com
Ka përfunduar pa të lënduar protesta gjithë-popullore e mbajtur sot në Mitrovicë me moton e ruajtjes së sovranitetit dhe kundër zgjedhjeve paralele serbe në Kosovë. Rreth orës 14 gjithçka ka marrë fund, kurse policia e Kosovës, e EULEX_it dhe KFOR- ende vazhdeojnë të mbikqyrin situatën.Ka përfunduar pa të lënduar protesta gjithë-popullore e mbajtur sot në Mitrovicë me moton e ruajtjes së sovranitetit dhe kundër zgjedhjeve paralele serbe në Kosovë. Rreth orës 14 gjithçka ka marrë fund, kurse policia e Kosovës, e EULEX_it dhe KFOR- ende vazhdojnë të mbikqyrin situatën. Situata ishte tensionuar më herët kur një pjesë e protestuesve ishte nisur drejt urës së Ibrit në drejtim të veriut të qytetit të banuar me shumicë serbe.

Pjesëtarët e policisë speciale të EULEX-it dhe KFOR-i janë barrikaduar mbi urën e lumit Ibër, pas provokimit nga ana e serbëve të cilët kanë hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të shqiptarëve. Sipas burimeve, në pjesën Veriore rreth orës 12:30 minuta kanë filluar të shtëna nga armë automatike.

Policia e Kosovës është vendosur në të dyja anët e lumit Ibër, në përpjekje për të qetësuar turmat e shqiptarëve dhe serbëve.

Për shkak të tensionimit të situatës pas provokimit të serbëve, njësia speciale e Policisë së Kosovës është detyruar të përdorë gazin lotsjellës, raporton Kosovapress.


Shtuar më 30/05/2010, ora 14:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori