Zhduket atletja iraniane që garoi pa hixhab

Atletja iraniane, e cila konkurroi në një garë ndërkombëtare pa hixhab është zhdukur.

Atletja, 33-vjeçare garoi pa hixhab për ekipin iranian në Seoul për Lojërat Aziatike të Ngjitjes,.

Mediet perëndimore raportojnë se Elnaz Rekabi nuk është parë më që prej ditës së djeshme.

Ajo nuk ishte me ekipin e saj sot, kur skuadra po largohej nga hoteli për tu kthyer në Teheran.

BBC Perscia shkruan se pasaporta dhe telefoni i atletes janë konfiskuar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.10.2022 08:17