Noka tallet me deputetin socialist: Shikoje paketën mos të kanë futur cigare hashashi
Një ditë më parë, në Komisionin Parlamentar të Ligjeve deputetët kanë shkëmbyer me njeri-tjetrin replika ironike, teksa kryefjala ka qënë kanabisi. Në një moment, Noka i është drejtuar deputetit socialist Qefalia të shikojë paketën, se mos i kanë futur ndonjë cigare hashashi.

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka debatuar me socialistin Xhemal Qefalia. Ja debati i plotë:

Pjerin Ndreu: Meqë kemi të bëjmë me disa ndryshime në luftën kundër drogës dhe trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope, unë mendoj se duhet t’i japim rëndësinë e duhur…

Spartak Braho: Janë bërë vërejtje nga Komisioni i Ligjeve, keni qënë prezent. Jeni dakord me vërejtjet e bëra?

Xhemal Qefalia: Meqë po flet Noka, unë po dal të pi një cigare.

Flamur Noka: Merre paketën me vete, se do të kesh nevojë të rrish shumë gjatë jashtë, derisa të mbaroj unë. Vetëm shih mos të kanë futur ndonjë cigare hashashi. Shikoje mirë atë që pi, të jetë duhan dhe të mos jetë hashash. Shiko mos t’i kanë ngatërruar.

Xhemal Qefalia: Më bëre të kthehem.

Flamur Noka: Jo, mos u kthe. Të lutem shumë! Zoti zv.ministër, besoj, ju bëri përshtypje fakti që për këtë ligj kaq të rëndësishëm nuk pati asnjë pyetje. Të sjellësh një ligj në një periudhë kur të korrat e hashashit janë shumë të mbara, nuk është thjesht cinizëm, por është poshtërsi… /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2016, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori