Ministri i Brendshëm, Flamur
Noka ka inspektuar punën në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. I shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj,
ministri Noka është takuar me përfaqësues të policisë
kufitare në Kapshticë.
Në fjalën e tij,
ministri Noka ka vlerësuar punën e bërë nga policia
kufitare për të përballuar
fluksin e emigrantëve dhe turistëve të huaj të cilët kalojnë në territorin shqiptar.
"Kapshtica ka
fluksin më të madh në vit nga emigrantët dhe te huajt. Pritjet dhe radhët kilometrike në këtë doganë kanë mbetur një kujtim i së shkuarës. Kapshtica është pika kryesore për në Bashkimin Europian", tha
Noka.
Ministri i Brendshëm Flamur
Noka gjithashtu ka falenderuar edhe palën greke për bashkëpunimin shumë të mire me policinë
kufitare shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012,
ora 11:36