ZYRTARE: Merr fund pritja e gjatë, Bundesliga fillon më 15 maj

Tashmë është zyrtare, Bundesliga fillon më 15 maj.

Pas vendimit të qeverisë gjermane për rikthimin e futbollit pas gjysmës së muajit maj, ka ardhur edhe vendimi i DFL.

Të gjitha klubet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 janë informuar me datën e vazhdimit të sezonit.

Të njëjtën gjë, DFL e ka konfirmuar edhe për Sport Bild.

Ndeshja e parë pritet të zhvillohet ndërmjet Dusseldorfit kundër Paderbornit, megjithatë detajet do të dihen të enjten.

Gjithashtu është paralajmëruar se lojtarët që sillen në mënyrë jo të arsyeshme do të përballen me pasoja të ndryshme.


Shtuar 6.05.2020 19:23