Noka publikon foton e pajisjes së dyshimtë të kapur në Rinas (FOTO)

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka shprehet se pajisja e kapurRinas është pajisje përgjimi e jo pajisje për të zbuluar përgjues.

Këtë pretendim, Noka e ka bërë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kjo është pajisja e kapurRinas. Është një pajisje përgjimi që ka hyrë dhe dalë disa herë në Shqipëri”, shkruan Noka në Facebook.

Një shtetas izraelit e cili udhëtonte përmes aeroportit “Nënë Tereza” ditën e enjte, ka alarmuar policinë ditën e sotme për shkak të një pajisjeje të dyshimtë që mbante në valixhe.

Bëhet fjalë për Yoram Frig, rreth 50 vjeç, anëtar i disa organizatave të dedektivëve dhe gazetarëve investigativë në të gjithë botën.

Frig mësohet se është një prej gazetareve që zbuluan “Panama Papers”.
Ai është marre ne pyetje nga Policia dhe ka thënë se pajisja qe kishte nuk është pajisje përgjuese.

Sipas tij, pajisja përdoret për te identifikuar nëse ne mjedis ka pajisje përgjuese./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori