Noka korrigjon Kryemadhin për deklaratën mbi shkuarjen në zgjedhje me Ramën
Ish-deputeti i PD, Flamur Noka mendon se Monika Kryemadhi nuk ka thënë se LSI hyn në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër, deklaratë kjo që shkaktoi mjaft shqetësim tek e djathta.

I ftuar në studion e News 24, Noka e hodhi poshtë këtë deklaratë publike të Kryemadhit duke u shprehur se nuk ka thënë kështu.

“Zonja Kryemadhi ka bërë me dije se edhe me Edi Ramën opozita fiton.

Por deri më sot në tryezën e opozitës sot nuk është artikuluar se do të ketë zgjedhje me Edi Ramën.

Opozita e ka të patjetërsueshëm qendrimin për zgjedhjet “, tha Noka.

I pyetur më tej nëse po krijohet një përçarje mes opozitës, Noka theksoi se opozita ka qendrime të unifikuara.

Opozita në tryezat e mbledhura ka patur diversitete mendimesh por ka dalë me një qendrim.

Edhe në tryezën e radhës, qendrimi i opozitës do të jetë unik.

LSI nuk ka deklaruar se ne do shkojmë në zgjedhje ndryshe nga opozita. Kemi qendrim të unifikuar”, tha Noka.
Shtuar më 12/09/2019, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori