Noka bën deklaratën e fortë: Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë
Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë përfshirë edhe një pjesë të Ambasadave të huaja në Tiranë. Këtë pohim bombastik e bëri ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, gjatë një intervistës së tij në “Top Talk” në Top Channel. Zyrtari i Partisë Demokratike tha se me këto përgjime Tahiri kontrollon “Shefin e Madh”, që Noka nënkupton Edi Ramën.

I pyetur për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e Tahirit me shërbim prove, Noka tha se Partia Demokratike nuk kishte asnjë pritshmëri, pasi procesi u shkatërrua, sipas tij, nga kryeprokurorja Arta Marku.

“Pritshmëritë tona i kemi publike që ditën që është emëruar kryeprokurore PPP-ja me emrin Arta Marku. Që ditën që Prokuroria e Krimeve të Rënda u shkatërrua me një të rënë të lapsit dhe hetimi i sapo i nisur nga ish-ministrit Tahiri u ndërpre. Që në atë kohë ne kemi bërë me dije se e gjitha kjo ishte një skenar i Edi Ramës për të shkatërruar hetimin ndaj Saimir Tahirit, pasi siç u vërtetua dje, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, ndërsa drejtësia është peng te Edi Rama. Nuk kemi patur ndonjë pritshmëri në lidhje me vendimin. Por vendimi ishte shok për opinionin publik sepse tregoi që drejtësia e re e Edi Ramës është drejtësi e vdekur”, tha Noka.

Ish-ministri i Brendshëm theksoi sërish se: “U demonstrua publikisht se drejtësia e re me të cilën Rama ka ushqyer shqiptarët për kaq shumë kohë është drejtësi e vdekur.”



/Top Channel/
Shtuar më 20/09/2019, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori