Noizy sqaron "live" sherrin me Cozmanin por revoltohet me portalet (VIDEO)
Reperi i njohur Noizy i ka kërkuar medias që të mos e ekzagjerojë me lajmet rreth incidentit të tij me këngëtarin Cozman.

Në emisionin e sotëm në “Opinion” ai ka ndërhyrë në një lidhje të drejtpërdrejtë ku ka folur edhe njëherë për sherrin ku u përfshi me Babastars në Prishtinë 1 javë më parë.

Noizy u shpreh i revoltuar me mediat se si e kanë trajtuar përleshjen mes tij dhe Cozman.

Reperi tha se gazetarët shqiptarë me pak Lekë shkruajnë edhe lajme të ekzagjeruara. Sipas tij, me 50 Euro ai mundet ta bëjë një gazetar të këndojë.

“Me 50 euro e bën gazetarin sot me këndu”, u shpreh reperi Noizy./Albeu.com/

Shtuar më 20/09/2016, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori