Kishin simptomat e COVID-19, dalin përgjigjet e analizave të dy vajzave në Gjirokastër

Paraditen e sotme, u janë marrë kampionet dy qytetareve nga Gjirokastra të cilët kishin shfaqur dyshime nga prekja prej virusit të rrezikshëm COVID-19.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçare dhe një 20-vjeçare. E para është kishte shfaqur kollë të thatë dhe temperaturë trupore 38 gradë.

Pasi u vizitua në ambulancën e lagjes “18 Shtatori”, ndërsa e dyta është një studente që ka ardhur nga Italia.

Kjo e fundit nuk shfaqte shenja emergjente për Covid-19, por gjithsesi inspektorët e Njësise Vendore të Kujdesit Shëndetësor, i morën analizat për verifikim.

Te dy rastet janë shënuar ne lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër dhe analizat e tyre ishin nisur drejt Tioranës ku edhe kanë dalë rezultatet, shkruan Fax neës.

Raportohet se fatmirësisht dy qytetaret kanë dalë negative, ndërkohë që qyteti në Jug të vendit mbetet ende i paprekur nga pandemia të paktën sipas raportimeve zyrtare.

Në javën e fundit, janë testuar 7 raste në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës dhe fatmirësisht kanë rezultuar negative.


Shtuar 2.04.2020 16:21