Vrasja e Caroline Krauts, psikologia zbulon detaje tronditëse

Zbardhet dëshmia tronditëse e piskologes që për disa seanca pati takime me Caroline Krauts dhe bashkëshortin e saj, pilotin Babis Anagnostopoulos.

Protothema” raporton se psikologia Eleni Mylonopoulou ka deklaruar se që prej seancave të para me çiftin ka vënë re që Babis tentonte që ta mbante të shoqen 20-vjeçare në kontroll.

Ajo shton se Caroline i kishte pohuar se donte që të merrte vogëlushen e saj dhe të largohej nga banesa, duke marrë divorc prej pilotit.

Ky detaj erdhi pas një seance kur Babis Anagnostopoulos ia kishte përshkruar marrëdhënien mes tyre si idele, të mbushur me dashuri dhe me dëshirën e madhe për udhëtime.

“Sjellja e të pandehurit ishte jashtëzakonisht manipuluese ndaj Caroline. Shumë kontrollues. Shumë herë Caroline nuk e kuptonte veten, e bënte të ndihej fajtore. E ëma i dërgoi para dhe ai i mori, ajo nuk kishte as pesë euro me vete. Ajo donte të shkonte në një shkollë pastiçerie, por nuk kishte para. Ajo nuk mund të lëvizte, gjithçka ishte bërë me taksi të një shoku të të akuzuarit”.

Më tej psikologia tha se Caroline sa herë buzëqeshte, pasqyronte një shpirt të vrarë./albeu.com