Njohje të vjetra e Kryepeshkop Anastasios me Mitropolitin Sebastianos
Arben Llalla
nga Arben Llalla -

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka patur lidhje të ngushta me Mitropolitin e Konicës, Sebastianon, njeriu që ka promovuar për shumë dekada propagandën për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose Autonominë e Vorio Epirit.

Në fund të viteve 1950, Kryepeshkopi, Anastas Janullatosi, Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, Mitropoliti Stagon dhe Meteoron, Serafeim Stefanu, Kryepeshkopi i SHBA, Dhimitris Trakattelis, dhe shumë figura të larta kishtare ishin anëtarë të organizatës Vllazëria e Teologëve “JETA”. Në vitin 1960, Kryepeshkopi Anastasio, Mitropoliti i Konicës Sebastiano, u shkëputën si fraksion nga Vllazëria e Teologëve “JETA”, dhe themeluan Vllazërinë e Teologëve “SHPËTIMTARI”.

Hakmarrja e Vllazërisë “JETA”, ndaj Vllazërisë “SHPËTIMTARI”, nuk vonoj. Me zgjedhjen Kryepeshkop i Greqisë, Jerominos Koçoni, i cili vinte nga organizata Vllazëria e Teologëve ”JETA”, shumë anëtarë nga Vllazëria e Teologëve “SHPËTIMTARI”, u dërguan me detyra jashtë Greqisë në shenjë hakmarrje. Kështu, Anastas Janullatosi u dërgua me mision në Afrikë, Dhimitris Trakattelis, u dërgua në SHBA, Efthimiu në Kore, etj. Në vitin 1974, erdhi në krye të kishës Greke, Serafeim, një tjetër anëtar Vllazërisë “JETA”, dhe kështu shumica e drejtuesve të Vllazërisë “SHPËTIMTARI”, mbetën jashtë Greqisë, duke ju mbyllur rruga e karrierës së tyre për shumë vite.

Ishte Patriarkana e Stambollit që rehabilitoj disa figura të Vllazërisë së Teologëve “SHPËTIMTARI”, duke ju mundësuar që të bëhen kryepeshkop si: Anastas Janullatosi u dërgua Kryepeshkop në Shqipëri, në SHBA,u emërua Dhimitris, etj. Nxitësit e themelimit të Vllazërisë e Teologëve “SHPËTIMTARI”, në një farë mënyre ende janë të internuar duke shërbyer jashtë Greqisë, asnjeri prej tyre se kishte menduar dhe dëshiruar që të jetonin dhe punonin jashtë saj. Lufta midis Vllazëria e Teologëve ”JETA” dhe Vllazëria e Teologëve “SHPËTIMTARI”, vazhdon edhe në propagandë duke akuzuar dhe kritikuar figurat qendrore të këtyre dy organizmave. Një rast i freskët kemi kritikën e publicistit Panajoti Televandu,
i cili një ditë pasi u inaugurua me aq propaganda Kisha Ortodokse në Tiranë, botoj një shkrim të ashpër kundër Kryepeshkopit Anastasios dhe kryepeshkopit të SHBA, Dhimitrios. Titulli i shkrimit ishte poshtërues: Nuk keni turp z. Annastasios! Autori sillte të dhëna se kisha në Tiranë si arkitekturë i ngjanë më shumë një Xhamie pa minare se sa një Kishe Ortodokse. Publicisti Panajot Televandu është një kritikues i Kryepeshkop Anastasit, ai atë e quan Profesor, pra pa asnjë titull të lartë fetar.

Në përfundim dua të shtoj se Vangjel Dule dhe kryetari i ri i OMONIA, Leonidha Papa, janë njerëzit e rekomanduar nga Mitropoliti i Konicës, i ndjeri Sebastianos, sepse që të dy këta vijnë nga organizata që punon për aneksimin e jugut të Shqipërisë, SFEVA, themelues i së cilës është Mitropolit Sebastianos.
Shtuar më 19/04/2015, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori