Njohje të reja para votimit të rezolutës serbë në OKB
Albeu.com
Fqinjët e parë dhe vende tjera të Amerikës Qendrore dhe Latine kanë premtuar njohjen e Kosovës, thotë ministri i jashtëm kosovar Skender Hyseni.Njohjet e reja për pavarësinë e Kosovës mund të priten para votimit të rezolutës serbe për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kështu deklaroi pas kthimit të tij në Prishtinë, ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, cili kishte marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Neë York.

"Mund të priten mirëpo kemi marrë premtime të shumta nga vendet në fqinjësi të afërme të Kosovës dhe nga vende tjera të botës nga vende të Amerikës Qendrore dhe Latine dhe edhe nga ajo pjesë e botës mund të priten lajme të mira", deklaroi Ministër i jashtëm Skender Hyseni.

Shefi i diplomacisë kosovare njoftoi se temë diskutimi gjatë takimeve me diplomatë ndërkombëtar ishte dhe deklarata e fundit e presidentit serb, Boris Tadiq, për ndarjen e Kosovës, por tha se loja me kufinjë do ët kishte pasoja në rajon dhe më gjerë.

"Deklarata e presidentit Tadiq për ndarjen e Kosoëvs ka qenë temë e paevitueshme në të gjitha takimet që kam pasur në të gjitha takimet q ëi kam pasur pas ditës së bërjes së kësaj deklarate fatkeqe, deklaratë e rrezikshme, e panevojshme dhe luftënxitëse. Natyrisht se është tërhequr vërejtja se loja e kufijtë në Ballkan është gjithmonë lojë e rrezikshme dhe sjellë pasoja të paparashikueshme", shtoi Hyseni.

Sidoqoftë, ministri Hyseni u shpreh pesimist për mundësinë e bllokimit të rezolutës serbe në OKB, gjë që sipas tij pamundësohet nga sistemi votues në këtë mekanizëm. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet që në javën e ardhshme të debatojë për kërkesën e Beogradit zyrtar që t'i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të shprehet për legalitetin e pavarësisë së republikës.

Edona Peci, alsat-m
Shtuar më 06/10/2008, ora 05:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori