Njohja e KOM-së, pjesë e bisedimeve me Greqinë
Albeu.com
Njohja e Kishës Ortodokse të Maqedonisë (KOM) të jetë pjesë e bisedimeve me Greqinë për emrin, ka kërkuar kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, nga mediatori i OKB-së Metju Nimic.Kjo, bëhet e ditur në letrën më të re të kryeministrit Gruevski që ia ka dërguar mediatorit.

"Duke marrë parasysh faktin që bisedohet për shumë çështje, kërkojmë që edhe kjo të hyjë në rend dite", bëhet e ditur në letrën.

Sipas kryeministrit Gruevski, problemi i KOM-it në esencë qëndron në kontestin që e imponoi Greqia, ndërsa ka të bëjë me emrin kushtetues të Maqedonisë.

Kryeministri në letërkëmbimin e ri kërkon ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë duke theksuar se Greqia, kohëve të fundit, në krahasim me shtetet tjera të rajonit, në mënyrë joproporcionale e rritë potencialin e vet. /Makfaks/
Shtuar më 12/08/2008, ora 19:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori