Gjithçka që duhet të dini për super përballjen e sotme të Florian Markut ndaj Maxim Prodan

Bokseri shqiptar, Florian Marku i njohur si “Albanian King” do të përballet me ukrainasin, Maxim Prodan sot në Stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në Londër për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Florian Marku do të ngjitet në ring me një rekord të jashtëzakonshëm prej 8 fitoresh dhe 1 barazimi, me 6 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut, ndërkohë kundërshtari i tij, Maxim Prodan ka 19 meçe, 18 fitore, një barazim dhe asnjë humbje, me 15 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy garuesit janë 28 vjeçar dhe kanë një rekord të mrekullueshëm duke mos pësuar akoma humbje në ndeshjet e boksit.

Florian Marku ka përparësi të vogël sa i përket gjatësisë pasi është 1 cm më i gjatë se kundërshtari, Florian Marku është 1.74cm i gjatë kurse Prodan 1.73.

Përqindja e fitoreve me KO është në favor të ukrainasit Prodan.

Prodan ka mbyllur 79% të ndeshjeve me K.O, kurse Florian Marku ka mbyllur 75% të tyre me K.O.

Marku ka filluar karrierën në vitin 2018 saktësisht 2 vjet e 9 muaj pas Prodan i cili rrjedhimisht ka 11 ndeshje më shumë të zhvilluara në boksin profesionist, duke zhvilluar 90 raunde, kurse Florian Marku ka zhvilluar 37.

Në luftën e tij të fundit Maku barazoi me Jamie Stewart më 12 dhjetor 2020 me pikë në Wembley Arena, Londër.

Një ndeshje më parë, ai kishte mposhtur Muma Mweemba më 10 nëntor 2020 me nokaut teknik në raundin e parë në Londër.

Garuesit luftojnë për titullin në peshat e mesme deri në 66.7 kg.

Të dy luftëtarët janë shprehur se do të fitojnë në këtë duel.

Prodan tha se Floriani flet shumë por ai do të tregojë në ring kush do të jetë fituesi.

“Unë nuk flas shumë si Floriani, por do të shohim të shtunën. “Florian, ti je askush. Ti nuk di asgjë për këtë sport. Unë do të të tregoj se çfarë është boksi të shtunën“, tha Prodan.

Ndërsa Florian Marku u tregua gjaknxehtë në konferencë duke e sulmuar kundërshtarin dhe duke i kërkuar të ndeshen aty.

“Le të luftojmë këtu. Eja, lufto këtu”, tha Marku.

Ndeshja mes tyre fillon sot nga ora 20:00.


Shtuar 25.09.2021 12:20