E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Njoftimi i rëndësishëm nga Banka e Shqipërisë, ç'ndodh sot në 19:00 (FOTO LAJM)
Sot, në datën 12 shtator, ora 19:00, Banka e Shqipërisë do të organizojë Ceremoninë e Prezantimit të Serisë së re të Kartëmonedhave Shqiptare.

Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar.

"Pas më shumë se 20 vitesh, dizajni i kartëmonedhave të qarkullimit vjen i rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.

Ju ftojmë të ndiqni live ceremoninë e prezantimit të serisë së re të kartëmonedhave shqiptare, në faqen tonë Facebook, sot në orën 19:00", thuhet në postimin e Bankës së Shqipërisë në Facebook.
Shtuar më 12/09/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori