Primaret e PD/ Ish-deputeti shpall kandidaturën për Kamzën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani do të prezantojë ditën e sotme kandidaturën e tij për Primaret që do të organizojë opozita për Bashkinë e Kamzës.

Sipas njoftimit në selinë blu, Dogjani do të dalë para mediave për të publikuar platformën e tij për qytetin që momentalisht drejtohet nga Rakip Suli i PS.

Emri i Dogjanit është i pari që ka dalë për Bashkinë e Kamzës, ndërkohë që në media është përfolur edhe emri i Xhelal Mziut, deputetit që fillimisht ishte pjesë e grupit të Alibeajt dhe prej disa javësh ka kaluar në grupin e deputetëve të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.