Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria drejt vendit fqinj
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka njoftuar se qytetarët që duan të lëvizin nga sot në drejtim të Malit të Zi duhet të kenë me vete përgjigjen e tamponit.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm në javët në vijim deri në një urdhër të dytë.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër. Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
Shtuar më 23/11/2020, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori