Njihuni me të riun shqiptar që po korr sukses në SHBA: Punoj vetëm 2 orë në ditë!
Revista ‘Business Magazine’, ka një listë me 12 të rinj shqiptarë që kanë prekur suksesin përpara të 20-ve në shkencë, teknologji apo biznes. Në listën e revistës është edhe 22 vjeçari Xhon Norra, vetëm me një laptop ai ka krijuar kompaninë e tij të shitjeve online kur ishte vetëm 13 vjeç.

Agjencia e Xhonit ndihmon biznese jashtë vendit me qëllim sigurimin e fitimeve dhe shitjeve. I tërhequr pas teknologjisë Xhoni nisi punë që i siguronte të ardhura që në moshën 13-vjeçare.

Në studion e emisionit “Rrugëtim me Anilën” Xhoni rrëfeu gjithë historinë e tij sesi arriti majat e suksesit duke përfaqësuar klientë të rëndësishëm në reklamat që shfaqen në rrjetet sociale, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I riu thotë se punon vetëm 2 orë në ditë, ndërsa 5 orë të tjera mëson të rejat e fundit që i duhen në punën që bën së bashku me ekipin që ka krijuar. Xhoni tha se zyrën do ta shtrije edhe jashtë Shqipërisë pasi suksesi i arritur është i madh

“Kur isha 13 vjeç isha fëmijë shumë kurioz, pashë se çfarë mund të arrija me FB në 2012, kur isha 13 vjeç kuptova si funksiononin gjërat. Gjithmonë i thoja vëllait tim që dua ta mësoj ta kuptoj këtë, unë e nisa me YouTube duke mësuar, nisa një komunitet të vogël dhe 50.000 është komuniteti im sot.

E nisa me tregun shqiptar pastaj pata interes për tregun amerikan, shikoj që për aq kohë sa je në internet ti do kesh shumë ndjekës dhe audiencë të madhe. Kur isha i vogël për mes tutorials në YouTube atje po mësoja, po ndërtoja audiencë ishte një faqe për qejf por bizneset po reklamonin tek faqja ime.

Në atë kohë FB ishte primitiv, fillova të fitoja para të thjeshta, unë e bëja këtë me faqen. Unë isha 14 vjeç, kisha pagesat e mia të para. Isha i hapur ndaj internetit, babi im më shtynte dhe ishte i interesuar, faqja ime ishte 70.000 njerëz, babi më bënte të mendoja më shumë, edhe mami më mbështeste, dhe sot ata janë të parët që më suportojnë. Në moshën 18 vjeç m’u desh të largohesha nga platforma, e hodha poshtë networkun dhe nuk bëra gjë.

Po kërkoja puna gjëta punë në call centre ishte një punë skandaloze, nuk e mendoja ashtu, punova tre muaj, ishte punë xhenerike. Isha më i mirë në repartin tim dhe thashë një sekondë, çfarë mund të bëj tani? U riktheva në platformë, gjërat kishin evoluar, isha unë primitivi.

Përsëri po mësoja si t’i bëja gjërat. U bënë 4 vjet që shikoj që vazhdimisht unë jam mbi gjithçka që po ndodh në facebook. Jo çdokush e bën këtë punë, të duhen set aftësish, duhet të jesh gjatë gjithë kohët i updateuar, vazhdimisht mëson gjëra të reja. Është dinamike puna ime. Unë kam krijuar një komunitet që mbledh njerëz që duan të zhvillohen në FB ads, ose marketing online. Nëse ju dalin reklama në FB mund të jetë kompania ime që ua nxjerr.

Kompania ime fiton në bazë të përqindjeve , mua kjo punë më merr 2 orë në ditë pasi menaxhoj ekipin, kam 3 persona që punojnë për mua. Besoj që 2 orë i bëj këto dhe 5 orë të tjera unë vetëm mësoj, më quajnë ekspert por kam shumë për të mësuar në fakt. Për punën i flas të dashurës dhe mikut tim.

Sa për lodhjen fizike dhe mendërisht po më lodh kjo punë , gjendemi në ujëra të tronditur pasi diku ndodh një update apo të reja në platformë që afektojnë buxhetet e klientëve tanë, edhe në 11 të natës punoj, punoj me buxhete shumë të mëdha, duhet të jem i vëmendshëm.

Unë kam një smartphone, kam vetëm Whtasapp dhe telefonata kam, se nuk fokusohem atje ku duhet të fokusohem. Studimet e mia janë për biznes aktualisht. Unë shikoj që me ritmet e kompanisë sime shumë shpejt do zgjerohemi dhe mund të dalim me zyra jashtë Shqipërie. Ekipin që kam dua ta rafinoj, dua që ekipin ta bëj më të mirë, dua të investoj tek Shqipëria dhe shqiptarët.

Unë jam listuar tek të rinjtë më të suksesshëm në biznes ndihem mirë, ka plotë që do donin të ishin këtu. Vështirësia më e madhe ishte kur menaxhoja vetëm klientë, nëse vazhdoj kështu i thashë vetes do çmendem, duhet të bëja këtë kërcimin e madh por më duhej të punësoja njerëz dhe nga momenti që bëja intervistat për të punësuar njerëz, ka qenë një tre mujor që intervistoja për të gjetur punë.

Bëra ekipin por atje filloi, i trajnova për disa muaj të tjerë. Ne jemi në rrjetet sociale se 90% e njerëzve janë në rrjetet sociale”,-tha Xhoni Norra në emisionin “Rrugëtim me Anilën”.
Shtuar më 19/10/2020, ora 22:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori