Drini Zeqo shkon te varri i babait: Kishte ditë që më thërriste…

Prej disa vjetësh, i ati i Drini Zeqos nuk jeton më. Ai u nda nga jeta fare papritur, për shkak të sëmundjes, aq sa nuk arriti dot t’u linte të bijve mesazhet dhe amanetet që do të donte. Një prej shokëve dhe miqve më të mirë të Drinit në gjithë rrugëtimin e tij, edhe atë të televizionit, por nuk qe e thënë të shijonte edhe më gjatë sukseset e të birit dhe një ditë, t’u gëzohej edhe fëmijëve të tij.

Drini ka folur herë pas here për të atin në intervista, duke iu dridhur zëri. Por së fundmi ai ka ndarë një foto në InstaStory, nga varri i tij.

“Erdha takova një shok jete… Kishte ditë që më thërriste. Pa babën asnjë gëzim nuk është njësoj, por nënat na bëjnë të fortë”, shkruan Drini.


Shtuar 12.08.2023 11:17