Njihuni me shqiptarin që çmend nacionalistët grekë, është kandidat për deputet
Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektorale për t’u zgjedhur deputet në parlamentin grek, në zgjedhjet që pritet të mbahen në vitin 2019.
Malaj kandidon me “ngjyrat” e Lëvizjes për Ndryshim – KINAL (ish-PASOK) në zonën e parë elektorale të Athinë (A’ Athinë).

Kandidatura u kyç në mbledhjen e fundit të Komitetit Qendror të partisë, dhe emrat e kandidatëve u publikuan në gjithë mediat greke.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta që kandidatë shqiptarë rreshtohen në listat elektorale të partive greke; me herët ishte në dy zgjedhjet e njëpasnjëshme të 2015-s.

Por është hera e parë, që gjasat janë kaq të favorshme që komuniteti shqiptar të ketë një përfaqësues të tij në trupën ligjvënësve greke, thënë ndryshe, një shqiptar të jetë një nga 300 deputetët e parlamentit grek.

Pritshmëritë nga kandidatura e Fatos Malajt, i ka parasysh edhe partia që po e kandidon. Duket se socialistët grekë vlerësojnë faktin se Malaj mund të marrë vota të shumta nga qytetarët shqiptarë që kanë marrë tash së fundi nënshtetësinë greke (e bashkë me të edhe të drejtën e votës), por edhe emigrantë nga vende të tjera që gjithashtu kanë marrë nënshtetësinë.

Dhe kjo për faktin se puna si ndërmjetës ndërkulturor në drejtorinë e Emigracionit, i ka dhënë mundësinë Fatos Malajt që të njihet me qindra e qindra emigrantë.

Por ajo që është më kryesorja, masa e madhe e emigrantëve vlerëson me sinqeritet kontributin që Fatos Malaj ka dhënë gjithë këto vite, në shërbim të zgjidhjes së mjaft problemeve të cilat u krijonin atyre pengesa të mëdha, sidomos në marrjen dhe legalizimin e lejeve të qëndrimit.

Në këtë drejtim, është shumë domethënëse ajo që ka thënë publikisht njeri prej drejtuesve të shërbimit të emigracionit, Ilias Hronopoulos:

Fatos Malaj është aty çdo ditë, punon vullnetarisht dhe bën ndërmjetësimin ndërkulturor, që nuk është thjesht përkthim. Pa pasur asnjë detyrim njeh në mënyrë të përkryer legjislacionin, bën ndërhyrje, jep zgjidhje”.

Duke qenë një njohës shumë i mirë i problemeve, Malaj mjaft herë u ka sugjeruar autoriteteve, por edhe ligjvënësve, zgjidhje të argumentuara që më pastaj janë sanksionuar në ligje dhe praktika të favorshme për emigrantët./tv tribuna


Shtuar më 12/12/2018, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori