Njihuni me kthesën e vdekjes në rrugën e njohur të Shqipërisë, jemi të rrezikuar (VIDEO)
Pëlqej
Sot dy turistë italianë rrezikuan sërish jetën në rrugët e Shqipërisë. Kësaj radhe aksidenti ndodhi në të ashtuquajturën kthesa e vdekjes në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.

Sipas ekspertëve në vendngjarje përveç përgjegjësisë së drejtuesit të motorrit, një shkak që ka ndikuar në akisdent është edhe mënyra si është projektuar kjo kthesë.

Edhe pse në këtë kthese ndodhin rregullisht aksidente, fakt të cilin e tregojnë edhe këto mbeturina plastike të të gjitha llojeve të mjeteve që janë përplasur, sërish këtu nuk ka asnjë ndërhyrje. Në prill të këtij viti, në këtë kthesë humbi jetën një grua që po udhëtonte me bashkëshortin e saj.

Dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar është vendosja e gardhit mbrojtës, edhe ky pas insistimit të medias, si dhe këto tabela që tregojnë drejtimin e kthesës që disa muaj më parë u vunë nga grupi i xhirimit të Top Channel.

Përplasja e disa llojeve të mjeteve në këtë kthesë dhe me drejtues si vendas dhe të huaj, tregon se në këtë vend duhet të ndërhyhet menjëherë, të paktën duke vendosur më shumë tabela sinjalizuese ndoshta edhe me ndriçim pulsues gjatë natës.

Ndërsa policia vjen në këtë kthesë vetëm për të bërë matjete pas aksidenteve. Një ditë më parë në Durrës një familje prej gjashtë anëtarësh rrezikoi jetën teksa po kalonin një mbikalim hekurudhor të pa ruajtur, ku autoritetet janë mjaftuar me vendosjen e një tabele shumë pranë mbikalimit.


Shtuar më 18/08/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori