Njihej ndryshe si "bosi i kokainës", kush është laçiani me 6 emra që OFL i çoi "letrën"
Forca e Ligjit dje u shfaq sërish në Lezhë e Laç, ku u dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë 4 personave.

Njëri prej tyre ishte Arjan Ndoci nga Kurbini, që, sipas Policisë së Shtetit, është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal shkruan panorama. Ndoci, i cili rezulton të ketë edhe 5 emra të tjerë, njihet si një prej “bosëve” të kokainës, që u arrestua në Spanjë dy vite më parë për trafikimin e 1 ton kokainë, gjatë operacionit “Narco Jet”. Por, nga ana tjetër, Operacioni Forca e Ligjit rezulton t’ia ketë sekuestruar edhe një herë pasurinë Arjan Ndocit, po për të njëjtën arsye.

Më 6 shtator të vitit 2018">2018, Policia e Shtetit njoftonte zyrtarisht se Forca e Ligjit kishte realizuar goditjen e radhës, duke sekuestruar asetet e një grupi kriminal me vlerë 5 milionë euro, si para e prona të përfituara nga aktiviteti në fushën e trafikimit ndërkombëtar të drogës. Bëhej fjalë pikërisht për rastin e koduar “Narco Jet”, ku gjatë një operacioni të zhvilluar më 30 prill të po atij viti, nga Policia spanjolle, DEA dhe Europol, u arrestuan dy shtetasit shqiptar, Arjan Ndoci e Julian Deblini, me 1 ton kokainë dhe 1.55 milionë europ.

DEKLARATA NE 2018">2018

Për të bërë publike rezultatet e goditjes së Forcës së Ligjit, dy vite më parë dolën në konferencë për shtyp ishdrejtori i Krimit të Organizuar, Eduart Merkaj, ishprokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara, dhe ishdrejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. “Më datë 30 prill 2018">2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA-n dhe Europol kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë, Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin; Julian Deblini (Bedlini), 35 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

Kokaina e sekuestruar në Spanjë në 2018">2018
Kokaina e sekuestruar në Spanjë në 2018">2018
Ata akuzohen për veprën penale të ‘Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike’, pas kapjes së një sasie prej 1000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia, si dhe të një shume prej 1 550 000 euro kesh. Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës”, deklaroi gjatë konferencës drejtori Merkaj. Sipas tij, menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal, si edhe të aseteve të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

ASETET KRIMINALE

Dy vite më parë, u deklarua zyrtarisht nga Policia dhe Prokuroria se në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në terren, u siguruan prova të pakontestueshme dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme e të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Më pas, më 6 shtator 2018">2018, oficerët e Task Forcës Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranë 3 bankave të nivelit të dytë, të disa llogarive bankare, me një sasi të konsiderueshme eurosh.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe kuotat e aksionet e një shoqërie tregtare me aktivitet në fushën e ndërtimit, një njësi banimi në pallat, 8 apartamente, me një sipërfaqe 905 metro katror, 2 njësi tregtare (dyqane) me një sipërfaqe prej 280.4 metër katror, 4 garazhe me sipërfaqe totale 60 metër katrorë, 3 automjete të tipeve të ndryshme. Sipas Policisë, vlera e aseteve të sekuestruara përllogaritet me çmimin e tregut në rreth 5 milionë euro.

KOKAINA “CR7”

Pas ndërhyrjes së Policisë spanjolle, DEA-s e Europol, më 30 prill të vitit 2018">2018 u arrit të sekuestroheshin 790 pako me mbishkrimin “CR7”, që përmbanin një ton kokainë, si dhe 1.55 milionë euro që mbaheshin në një valixhe si pagesë për transportin e drogës. Operacioni u finalizua në kryeqytetin spanjoll, Madrid, me arrestimin e dy shqiptarëve, përgjegjësi kryesor dhe njeriu i tij i besuar, si dhe dy spanjollë të skeduar në Polici, të cilët ishin ngarkuar me detyrën e logjistikës.

ASETET E SEKUESTRUARA NE 2018">2018

Llogari bankare në 3 banka të nivelit të dytë, me një sasi të konsiderueshme eurosh

Kuotat dhe aksionet e një shoqërie tregtare me aktivitet në fushën e ndërtimit

Një njësi banimi në pallat 8 apartamente, me një sipërfaqe 905 metro katrorë 2 njësi tregtare (dyqane) me një sipërfaqe prej 280.4 metër katrorë

4 garazhe me sipërfaqe totale 60 metër katrorë

3 automjete të tipeve të ndryshme

Shtuar më 13/08/2020, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori