"Njëzet e një ditë ferr", amerikanët nisin plazhin pas karantinës
Shumë amerikanë u janë rikthyer plazheve në Florida dhe Kaliforni, edhe pse numri i të konfirmuarve me koronavirus në vend ka shënuar shifrën rekord prej 940 mijë ndërsa ai i të vdekurve 54 mijë, ose një e katërta e totalit botëror.

Në shtetet Georgia, Oklahoma dhe disa të tjera sallonet e flokëve dhe biznese të tjera të vogla po qëndrojnë të hapura, ndërkohë që pjesë të ndryshme të vendit po provojnë të rihapin ekonominë pas një mbylljeje që ka zgjatur një muaj.

Këto hapa ndërmerren në kundërshtim me thirrjet e shumë ekspertëve të shëndetit publik, të cilët thonë se shtimi i ndërveprimimit njerëzor mund të sjellë një valë të re rastesh me COVID-19.

Guvernatori i Nju Jorkut Andreë Cuomo përsëriti paralajmërimin e tij se rihapja e bizneseve tepër herët është e rrezikshme, ndërsa guvernatorja Gina Raimondo e shtetit Rod Ajllënd reagoi ndaj një proteste të organizuar në qytetin

Providencë, duke e quajtur dritëshkurtër. Ajo tha se kjo mund ta detyrojë ta shtyjë datën e rihapjes, të caktuar për më 8 maj.

“Në këtë moment, të shkelësh rregullat distancimit fizik, është thjesht egoizëm,” tha ajo duke iu referuar protestës.

“Nëse të gjithë dalin sot jashtë dhe shkellin rregullat, unë me siguri që do ta shtyj datën e rihapjes së ekonomisë.”

Qarku Volusia, ku ndodhet plazhi i famshëm Daytona, hapi shumë nga parqet e tij bregdetare për njerëzit me aftësi të kufizuara, një masë drejt rihapjes me faza.

Deri tani, ky qark i ka kufizuar plazhet vetëm për njerëzit që duan të ecin, të bëjnë sërf, të dalin me biçikletë ose të notojnë. Zyrtarët kanë paralajmëruar që njerëzit të mos dalin në grupe.

Një valë të nxehti nxori mijëra kalifornianë në plazhet Neëport dhe Huntington.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom ka kërkuar që njerëzit të praktikojnë distancimin fizik në plazhe.

Ndërkohë, banorët e Nju Jorkut do të jenë në gjendje ta bëjnë testin e koronavirusit nëpër farmaci.

Guvernatori Cuomo tha se 5,000 farmaci do të lejohen të kryejnë testet dhe se synimi është të kryhen 40,000 teste në ditë.

Përveç kësaj, punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë në katër spitale të qytetit të Nju Jorkut do të bëjnë testimin e antitrupave për virusin.

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi të shtunën se nuk ka “asnjë provë” se pacientët e shëruar nga COVID-19 që kanë antitrupa janë të imunizuar ndaj një infeksioni të dytë.

Përqendrimi tek testimet vjen ndërkohë që kriza e koronavirusit po njeh rënie në Nju Jork, epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara. Shtrimet në spitale në këtë qytet arritën nivelin më të ulët në tre javë.

“Njëzet e një ditë ferr, dhe tani jemi atje ku ishim 21 ditë më parë,” tha zoti Cuomo në një konferencë shtypi. Tani jemi të përqendruar tek testimi.”/VOA

Shtuar më 26/04/2020, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori