“Njesia e prioriteteve” ka 8 vjet që është krijuar
Pëlqej
Për deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi, “Njesia e prioriteve”, prezantuar sot nga Kryeministri Rama dhe Toni Bler është një njesi që ekziston prej tetë vjetësh dhe është strukturë e krijuar me ekspertizën më të mirë botërore, të profesionistëve të fushës dhe jo të politikanëve.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se strukturat e financave, buxhetit, ndihmës së huaj, nuk duhet të bëhen pre e pasioneve mohuese dhe zhbërëse të sindromës së vitit zero nga e cila vuan Kryeministri Rama.



“Kjo njesi ekziston prej tetë vjetësh dhe është strukturë e krijuar me ekspertizën më të mirë botërore, të profesionistëve të fushës dhe jo të politikanëve. Ajo është strukturë, që ka funksionuar me sukses përtej ngjyrave partiake që prej vitit 2004 në qeverisjen e mëparshme socialiste dhe e konsoliduar më tej në Qeverinë Berisha e në bashkëpunim pikërisht me Bankën Botërore. Në qendër është Sistemi i Planifikimit të Integruar, i cili bazuar në vizionin e Qeverisë përcakton objektivat dhe prioritetet dhe orienton burimet e brendshme e të huaja kundrejt tyre. Në këtë strukturë, janë investuar burime të mëdha njerëzore, teknologjike dhe organizative. Përveç buxhetit të shtetit, janë financuar mbi 10 milionë dollarë prej donatorëve të huaj për mbështetjen e këtij sistemi dhe kësaj strukture e cila është konsideruar një sukses nga Banka Boterore por edhe nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë” tha Vokshi.



Shtuar më 03/10/2013, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori