Prokurori i Përgjithshëm mori pjesë sot në analizën e Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor
Elbasan ku prezantoi edhe projektin e ri për ngritjen e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Në fjalën e tij Llalla vlerësoi bashkëpunimin që prokuroria e Elbasanit ka me Policinë e Shtetit dhe me gjykatën e
rrethit gjyqësor.
"Nga statistikat,
konstatohet se prej trupës së prokurorëve është bërë një punë e mirë në drejtim të hetimit dhe paraqitjes së çështjeve në gjykim. Prania e prokurorëve në vendngjarje ka qenë më e madhe. Kjo ka ndikuar në orientimin më të drejtë të punës së oficerëve të policisë gjyqësore. Ky angazhim ka dhënë rezultatet edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor, ku në përgjithësi janë pranuar nga gjykatat kërkesat e prokurorëve.Megjithatë, vijon të
konstatohet se hetimet nuk ecin në ritmin e duhur. Aktiviteti i prokurorisë është dinamik dhe për këtë arsye kërkohet impenjim më i madh në këtë drejtim." u shpreh kryeprokurori.
Me tej ai shpreh se Qarku i Elbasanit është ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri dhe problematika me kriminalitetin duhet konsideruar prioritare.
"Në shumë qarqe të vendit ka dyshime të arsyeshme se drejtues dhe funksionarë të lartë të institucioneve lokale përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga fondet publike. Një situatë shqetësuese po
konstatohet, sidomos në përfitimin nga ndihma sociale. Është e patolerueshme dhe kërkoj prej jush të vendoset para përgjegjësisë ligjore çdo zyrtar, i cili merr atë që i takon shtresave në nevojë." vijoi me tej ai.
Ngritja e Njësisë Task-Force në
Elbasan u vlerësua e domosdoshme, për faktin se është rritur ndjeshëm numri i rasteve të krimit ekonomik.
Shtuar më 13/02/2014,
ora 17:38