"Njerëzve do t’ju bjerë të fikët nga sekretet e Enver Hoxhës"
Periudha e komunizmit në Shqipëri është e veshur me mister dhe enigma që kanë dekada që ende ngjallin kërshërinë e studiuesve, skenaristëve dhe shkrimtarëve.

Në emisionin “ ProArt”, në "Channel One", skenaristi dhe producenti Koloreto Cukali rrëfen se perveç një seriali komik ka edhe një projekt sekret, një dokumentar për periudhën e totalitarizmit komunist.

Por cila është e veçanta e këtij dokumentari? Ai do të trajtojë ato tema që deri më tani kanë qenë sekrete të mëdha shtetërore. Të pathënat e mëdha. Një dokumentar që ka kërkuar një punë sizifiane për të gërmuar arkivat, takime me njerëz nga më të çuditshmit, dhe guxim për të shkuar dhe folur për ato gjëra që pak njerëz kanë parë dhe folur. Plot të papritura, dhe mos u çudisni nëse ndokujt i bie të fikët.

Të pathëna, enigma dhe mistere që do të zbulohen për publikun e gjerë , por që do te trondisin familjen e diktatorit Hoxha./Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori