Gazetarja nga Korça tregon si kursen lekët: Nuk lyej flokët, thonjtë i kam bërë vetem një herë

Ekspertët e ekonomisë këshillojnë dhe rekomandojnë metoda të ndryshme kursimi, por sërish duket një prej qëllimeve më të vështira për t’u arritur.

Gazetarja Mirilda Tili shprehet se si korçare, kursimi i vjen natyrshëm në gjërat e përditshmërisë dhe preferon të shpenzojë për udhëtime. Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ajo tregon se shkurtimet e shpenzimeve të saj lidhen kryesisht me kujdesin ndaj vetes.

Mirilda Tili: Tani, besoj nuk do më marrin njerëzit, më saktë gratë dhe vajzat me gurë, por unë kursej te boja e flokëve për shembull. Nuk pranoj të lyej flokët dhe një ndër arsyet është edhe shpenzimi shumë i madh i kohës, por edhe i parave. Nuk e di, për ato që kujdesen për flokët ndoshta do më konsiderojnë si “out of space”, po çfarë të bëj unë e shkreta, këtë kursim e bëj. Te thonjtë kursej. Për shembull, një herë të vetme kam bërë këto thonjtë në jetë dhe këto i bëra në Japoni se m’i bëri vjehrra se po të ishte për mua as atëherë s’do i bëja.