Njëri vidhte motora e tjetri bizhuteri, kapen dy hajdutat në Elbasan
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët akuzohen se vidhnin sistematikisht, njëri motorçikleta e tjetri bizhuteri e para.

Njoftimi i policisë

Një adoleshent i specializuar për vjedhjen e motorçikletave u arrestua nga Komisariati i Elbasanit.

R.P. banues në Elbasan, u kap në flagrancë kur sapo kishte vjedhur motoçikletën e A.B.

Por, gjurmët e tij, janë gjetur edhe në vjedhje të tjera të ngjashme: në vjedhjen e motoçikletës në pronësi të shtetasit R.Ç dhe motoçikletën në pronësi të shtetasit G.A.

Njoftimi i policisë

Një tjetër hajdut, po i fokusuar në para dhe bizhuteri, që u arrestua ishte Nustret Alizoti, 27 vjeç, person i kapur nga Policia e Vlorës për llogari të Elbasanit, pas vjedhjes së banesës së shtetasit A.Z, ku ka marrë bizhuteri floriri dhe një shumë lekësh.

Po ashtu ai ka vjedhur edhe në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, Elbasan, në banesën e shtetasit B.K, ku ka marrë 100.000 lekë si dhe në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan ka vjedhur banesës së shtetasit A.K, i ku ka marrë 900.000 lekë.

Alizotit gjatë kontrollit në mjetin në pronësi të tij i është gjetur dhe një dozë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2018, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori