Njëri grabiste milionat tjetri i pastronte: Historia e bujshme e vëllezërve nga Elbasani

Vijojnë arrestimet në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas javë më parë.

Pas aksioneve të shumta në Elbasan dhe arrestimin e katër personave një ditë më parë, vjen edhe një arrestim tjetër paraditen e sotme.

Nga sa raportohet, janë shpallur në kërkim edhe Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës. Eldi Çala ka qenë në kërkim për grabitje të tjera të ndodhura, sërish me përfshirjen e Admir Muratajt, ndërsa Klement Çala është shpallur në kërkim edhe nga policia shqiptare në vitin 2017, kur u grabitën blindat me para dhe sëbashku me Muratajn arritën t’i shpëtonin policisë. Çala konsiderohet si një nga personat kyç në grabitjen në Qafë-Kashar së bashku me Muratajn.

Dyshimet e policisë, janë se Çala nga arratia ka shfrytëzuar të afërmit e tij për të bërë pastrimin e parave të grabitura. Pastrime të cilat bëheshin nëpërmjet një fasonerie në Bradashesh. Për këtë Edi Çala pritet të dëshmojë në komisariatin e policisë. Siç është një fasoneri në zonën e Bradasheshit, pronar i të cilës është vëllai i Klementit, Eldi Çala, dhe me ortak Merimando Sulën.

Teksa nga ana tjetër vijojnë të dalin detaje në lidhje me modifikimin e automjetit me mbishkrimin Hetimi Tatimor. Gazetarja Klodjana Lala ka mundur të kontaktojë me pronarin e servisit, Gentian Sharra i cili është distancuar nga kjo histori.

"Nuk kisha kontratë noteriale me Eldi Çalën. Nuk kam dijeni për aktivitetin e paligjshëm që është kryer në këtë servis", wstw shprehur ai.

Edhe servisi ku u modifikua furgoni i grabitjes të cilit i është vendosur mbishkrimi "Hetimi Tatimor" ishte marrë me qira pa kotratë noteriale nga Eldi Çala. Pronari i servisit është Gentjan Sharra i cili në dëshminë e tij në polici, ka deklaruar se prej 6 muajsh ja ka dhënë me qira Eldi Çalës, por pa një kontratë noteriale, raporton Report Tv.

Policia është duke hetuar për të zbuluar ligjshmërinë e aktivitetit të biznesit të Eldi Çalës dhe nëse burimi i parave është i justifikuar. Mësohet se prindërit e Klement Çalës kanë dhe një restorant në qendër të Elbasanit.

kërkim janë shpallur edhe 4 persona të tjerë.
Shtuar më 22/04/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori