Si u turturua barbarisht mirditorja e cila sfidoi Enver Hoxhën (FOTO LAJM)

Të gjithë jemi njohur me turturat që u bëheshin kundërshtarëve në sistemin komunist të cilin Shqipëria e “gëzoi” për gati 45 vite me rradhë.

Një ndër heroinat e asaj kohe të errët është edhe Marie Tuci e cila gjeti forcë dhe kundërshtoi ashpër diktatorin Enver Hoxha.

Ajo ishte një vajzë e re nga Mirdita, e cila sfidoi diktaturën por ajo i ç'ka ndodhi është një tmerr i vërtetë.

Ajo lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë. Më pas u shkollua në shkollën e mesme të motrave Stigmatine në Shkodër.

Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës.

Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë.

Torturat që ajo kaloi u bënë të ditura vetëm pas përmbysjes së regjimit. E torturuan deri në deri në vdekje, atë e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace e egër.

Ata e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e egërsuar më shumë.

Ajo vdiq e masakruar nga torturat në spitalin e Shkodrës më 20 shtator të vitit 1950. /albeu.com/


Shtuar më 01/08/2017, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori