"Njerëzit po shuhen në mjerim", demokrati dënon rëndë vdekjen e 53 vjeçarit
Lutfi Çekirit, 53-vjeç humbi jetën pas përplasjes në dyert e spitalit COVID pa gjetur ndihmë. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe demokrati Endri Hasa.

Sipas Hasës, spitalet janë kthyer në spitalet e partisë dhe njerëzit po i lënë të vdesin në mjerim.

“Mbas 25 prillit Partia Demokratike do punojë që taksat e Shqiptarëve të përdoren për të zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve”,- tha Hasa.

STATUSI I PLOTË

Spitalet e Rilindjes janë kthyer në spitale të partisë!

Prandaj njerëzit vdesin rrugëve.

Për Lytfi Çekiri që nuk përkiste partisë nuk gjend një vend në spitale!

Rilindja erdhi duke premtuar shendetësi falas por po ikën duke lënë pas vdekje dhe mjerim!

Mbas 25 prillit Partia Demokratike do punojë që taksat e Shqiptarëve të përdoren për të zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe oligarkeve.

Shtuar më 26/10/2020, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori