Njerëzit mblidhen për të mbrojtur Xhisielën, nis protesta para kryeministrisë
Cështja Xhisiela tashmë prej disa ditësh ka qenë kryetemë në mediat shqiptare.

Ajo ka akuzuar djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja se e ka dhunuar dhe përdhunuar, por ky i fundit është fshehur nën petkun e pushtetit të të atit dhe ka mohuar cdo akuzë.

Për Xhisielën jetime, ditën e sotme po zhvillohet një protestë para Kryeministrisë ku janë ftuar të marrin pjesë të gjithë.

Aktualisht gjendja duket paqësore, ndërkohë që të gjithë kërkojnë që drejtësia të funksionojë për të gjithë individët në mënyrë të barabartë.

Ndërkohë personazhet që përfaqësojnë shoqërinë civile, kanë mohuar se protesta është organizuar nga opozita.

Thirrjet "Rama ik" dëgjohen mes turmës. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori